
Real Madrid arriti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj valencias në kampionat. Madrilenët triumfuan 5-1 dhe tashmë shkojnë në kuotën e 32 pikëve pas 13 javësh.
Pas kësaj fitoreje për mediat foli trajneri Carlo Ancelotti. Itlaiani theksoi se skuyadra e tij bëri një ndeshje përfekte. Ndër të tjera foli edhe për Vinicius dhe Rodrygo.
Bellingam? “Ai do të shkojë në Angli për t’u vlerësuar, por do të kthehet së shpejti. Ai duhet të bëjë një punë specifike. Pas pushimit ai mund të luajë përsëri. Në tre ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë, por na ka munguar pak kundër Rajo Vallecanos. Kemi luajtur mirë në futboll, me cilësi, përkushtim…”.
Shkatërrues Camavinga? Camavinga i bën mirë në të gjitha pozicionet ku është vendosur. Në këto dy ndeshjet e fundit ai ka treguar nivelin e tij më të mirë si shkatërrues.
Vinicius dhe Rodrygo? Ata janë rikthyer në nivelin e tyre më të mirë. Thjesht u duhej kohë për të shprehur sërish cilësinë e tyre më të mira. Në dy ndeshjet e fundit ata kanë bërë shumë mirë, duke u kombinuar mirë, duke kërkuar hapësira… Ata janë rikthyer.
Girona, lider i La Ligës? Ata po bëjnë shumë mirë, më mirë se ne. Ata nuk kanë gara evropiane dhe mund të luftojnë vetëm për La Ligën”.