
Italia e përfundoi Nations LEague në vendin e tretë me fitoren e arritur ditën e sotme ndaj Hollandës me rezultatin 3-2. I kënaqur është shfaqur trajneri i “azzurëve” pas kësaj sfide. Në një intervistë pas ndeshjes Roberto Mancini ka theksuar se kjo është një indikacion i mirë për të ardhmen.
Indikacionet janë të gjitha të mira. Ne dolëm shumë mirë në pjesën e parë, ramë në pjesën e dytë sepse të gjithë ishin shumë të lodhur. Pamë zgjidhje interesante loje, Chiesa dhe Zaniolo ishin krahë në pjesën e dytë, ndërsa në të parën ishim më të lehtë dhe të shpejtë.
Ishte e rëndësishme të fitonim, por edhe të shikojmë nga e ardhmja. Po mendoj edhe kush i shënoi golat, Dimarco, Frattesi Chiesa... ndërsa Buongiorno ishte shumë i mirë. Nuk ishte e lehtë për të, edhe sepse ishte mësuar me një lloj tjetër mbrojtjeje”, ka thënë Mancini.