Lucas Vazquez me gjasë e ka mbyllur para kohe sezonin me Real Madrid. Anësori ishte dje në fushë në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës, ndërsa u zëvendësua në minutën e 43. Spanjolli ndjeu një lëndim në gju, çka bëri që stafi mjekësor të jepte vendimin për të dalë jashtë.
Sot, madrilenët kanë dalë me një komunikatë zyrtare ku shkruajnë se lojtari ka një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar, ndërsa do ndiqet protokolli mjekësor. Në Spanjë bëjnë me dije se ky dëmtim do minimumi 3 muaj kohë rikuperim, ndërsa lojtari nuk do jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e radhës.

Poll