Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Fitorja me përmbysje ndaj Fiorentinës, ja si e vlerësojnë mediat italiane Tomas Strakoshën

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja me përmbysje ndaj Fiorentinës, ja si e vlerësojnë

Lazio arriti të fitonte ditën e djeshme me përmbysje 2-1 ndaj Fiorentinës. Skuadra laciale pësoi gol e para nga një aksion spektakolar i Ribery, por në të dytën përmbysi gjithçka me Immobilen dhe Luis Alberton. Mediat italiane pas ndeshjes kanë publikuar edhe notat e lojtarëve dhe Tomas Strakosha është vlerësuar si një ndër më të mirët edhe pse pësoi gol nga francezi.

Tuttomercatoëeb: Strakosha 6: Ribery i shënon një supergol, por ka alibinë se përpara tij janë dy mbrojtës të Lazios. Nga ana tjetër, përgjigjja e tij ndaj përpjekjes së Castrovilli në fillim të pjesës së dytë ishte e përpiktë. Ai nuk shqetësohet shumë në pjesën e mbeturë të lojës.

Lazio neës 6: Një performancë e mjaftueshme ajo e portierit shqiptar . Fatkeqësisht, ai nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me golin e Ribery.

Eurosport Italia 6: I pafajshëm në momentin e golit të Ribery. Në pjesën e mbetur të ndeshjes nuk mbahet mend për ndonjë gabim të mundshëm apo pritje të mëdha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga