
Barcelona arriti të merrte një fitore spektakolare ndaj Celta Vigos. Katalanasit fituan në shtëpi me përmbysje 3-2. Gjithsesi kjo fitore u ka “kushtuar” shumë.
Frenkei de Jong u dëmtua pas 30 minutave lojë, duke u detyrua të linte fushën e blertë. Sipas “Sport” dëmtimi i holandezit është më i rëndë seç dukej.
Priten vizitat mjekësorë për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit, por me shuëm gjasa nga aq sa duket lojtari mund të mungojë deri në nëntor. Në këtë mënyrë shtohen “dhimbjet e kokës” për Xavi Hernandez, i cili vuan edhe mungesën e Pedrit. Ky i fundit me shumë gjasa do të rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve në muajin tetor.
Poll