Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Fitorja e Warriors vjen nga stoli, Lakers ndalen sërish në NBA

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja e Warriors vjen nga stoli, Lakers ndalen sërish në NBA

Pas Boston Celtics në Konferencën e Lindjes në NBA, edhe Denver Nuggets arrin fitoren e 40-të sezonale në Perëndim, e dyta rresht. Së fundmi Denver mposhti në transfertë 112-108 Miami Heat dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes. 7 lojtarë të Nuggets realizuan mbi 10 pikë, ku sërish më i miri ishte Nikola Jokic, me 27 pikë e 12 rebound.

Ndërkohë, tjetër humbje për Los Angeles Lakers, që u mund 127-115 nga Portland Trail Blazers. Damian Lillard me 40 pikë ishte më i miri për vendasit. Për miqtë spikati Davis me 19 pikë e 20 rebound, por që nuk mjaftuan. Për kalifornianët u ndje shumë mungesa e LeBron James, me Lakers që rrezikojnë gjithnjë e më shumë sezonin, pasi play-off duket larg.

Po në Perëndim, vjen humbja e dytë radhazi për Dallas Mavericks që u mund 124-121 në shtëpi nga Minnesota. Edwards me 32 pikë ishte lider në fushë për miqtë, i mbështetur mirë edhe nga skuadra, ndërsa loja e Dallas u fokusua te dyshja Irvng-Doncic, që së bashku realizuan 69 pikë, por që mbeten thjesht për statistikë.

Ndërsa skuadra kampione e Golden State, falë 29 pikëve të Ëiggins e 27 të Thompson, mundi 135-126 Washington Wizard. Vendimtare në këtë fitore ishin 48 pikët e ardhura nga stoli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga