
Marseille ia del. Ekipi francez ka marrë fitoren e parë në Champions pas 13 humbjesh radhazi, duke thyer kështu një rekord. Edhe pse është praktikisht i pamundur kalimi i grupeve, ky triumf i gëzon tejmase ata.
Të besuarit e Villas Boa mposhtën me përmbysje 2-1 Olympiacos, në një 90 minutësh të çmendur. Fillimisht shënoi Camara, ndërsa Payet realizoi dopietë. Grekët tentojnë të reagojnë, por e kanë gati të pamundur. Marseille renditet në vendin e fundit me 3 pikë. Në po këtë grup, janë edhe Porto, Olympiacos dhe Manchester City.
Poll