
Milan ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera kundër Atletico Madrid teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 spanjollët. Një triumf që është arritur vetëm në minutën e 87-të të takimit. Ishte Messias që arriti të zhbllokonte rezultatin pas asistit të dhënë nga Kessie.
3 pikë mjaft të rëndësishme për italianët të cilët kanë rihapur llogaritë për kualifikimin. Në 7 dhjetor do të luajnë kundër Liverpool që ka siguruar kalimin më tej me 15 pikë të grumbulluara. Situata në Grupin B është mjaft e ndezur. Në vend të dytë renditet Porto me 5 pikë, ndërsa në të tretin Milan me 4 pikë, aq sa Atletico në vendin e katërt.
Poll