
Shumë shpejt pritet të ulet në stolin e Arsenalit, Mikel Arteta. Lajmet e mira nuk kanë fund për tifozët e ekipit nga Londra, pasi ardhja e trajnerit të ri mund të bindë sulmuesin Aubameyang të rinovojë. Kujtojmë që Arteta e ka vlërsuar gjithmonë lojtarin për aftësitë që që ka, sidomos për ''nuhatjen'' ndaj golit.
Bisedimet për rinovimin kishin ndaluar pasi kërkesa dhe oferta janë shumë larg njëra me tjetrën. Gjithsesi, Aubameyang po mendon rinovimin sepse mendon se ardhja e Artetas mund të ndryshojë jo vetëm mentalitetin e ekipit, por edhe mekanizmat e lojës. Deri më tani, Aubameyang ka arritur të shënojë 11 gola, ndërsa në Europa ligë vetëm 2 të tillë. Se çfarë do të ndodhë, mbetet të shihet.
Poll