Shkëndija do të luaj nesër ndaj Tottenham për Europa League në stadiumin e Shkupit. Tetovarët e drejtuar nga Ernest Gjoka kërkojnë që ndeshja e orës 20:00 të përballohet me kokën lart, ndërsa shqiptarët janë "spiunuar" nga Goran Pandev, sulmuesi nga Maqedonia e Veriut.
Në konferencën e sotme para ndeshjes, Mourinho e ka pranuar se ka kontaktuar me veteranin 37 vjeçar për të marrë më shumë informacion për Shkëndijën. Pandev edhe pse në moshën 37 vjeçare vijon të shënojë me Genoan në Serie A, teksa nën drejtimin e Mourinho te Inter ia doli të fitojë tripletën në vitin 2010.

Poll