
Juan Felipe nuk është më pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Lajmi është bërë me dije nga klubi kuqezi që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, njofton se kanë ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin. Në lajmërimin për mediet shkruhej:
"Juan Felipe nuk është më pjesë e Shkëndijës
FK Shkëndija dhe futbollisti brazilian me marrëveshje të dyanëshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin barazilian, Juan Felipe. Kryesia e klubit dhe futbollisti në takim të përbashkët kanë ardhur në përfundim se në këtë moment ndarja është në interes të të dyja palëve, kështu që është gjetur akordi për shkëputjen e parakohëshme të kontratës.
KF Shkëndija falemenderon Juan Felipen për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi gjatë periudhës që ishte pjesë e jona, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen".
Merkato në klubin shqiptar ka nisur. Fillimisht u afruan dy futbollistë, ndërsa tashmë është larguar Juan Felipe.