Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Firmosi me PSG-në, prezantohet Donnarumma: Krenar që jam pjesë e një klubi me një histori të shkëlqyer, mezi pres të luaj në Champions

Shkruar nga NEWSPORT
Firmosi me PSG-në, prezantohet Donnarumma: Krenar që jam pjesë e

Gianluigi Donnarumma u zyrtarizua ditën e sotme të PSG-ja. Portieri kampion Europe me Italinë bëri vizitat mjekësore dhe hodhi firmën deri në 2026 me skuadrën franceze. Pas firmës, Donnarumma foli edhe fjalët e para për këtë aventurë të re dhe theksoi se ëndrron që të fitojë sa më shumë tituj pasi PSG-ja është një klub me shumë histori.

"Jam shumë i emocionuar që jam këtu pas fitimit të EURO 2020. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh dhe do të përpiqem të fitoj. PSG-ja është një klub i shkëlqyeshëm, me një histori të shkëlqyer dhe jam i lumtur që mund të jem pjesë e kësaj skuadre.

Po hap një kapitull të ri në jetën time, jam rritur shumë në Milano dhe tani ndihem gati për këtë aventurë të re këtu. Parisi është një nga klubet më të mira në botë, kështu që unë jam krenar që jam këtu, dhe shpresoj se mund të arrij gjëra të mëdha.

Championsi? "Championsi është një kompeticion shumë i rëndësishëm dhe unë jam shumë i etur ta luaj. U përpoqa ta luaja për vite me radhë. Nuk ia arrita dhe mezi pres ta zbuloj me Parisin".

Objektivi? "Qëllimi im është të rritem gjithnjë e më shumë duke u stërvitur gjithmonë në maksimum dhe duke mos vendosur asnjëherë kufij. Kam grumbulluar një përvojë të vogël në vitet e fundit. Ndihem gati të marr përsipër këtë sfidë të re të rëndësishme dhe madhështore. Unë dua të fitoj sa më shumë dhe t'u jap gëzim tifozëve", u shpreh Donnarumma.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga