Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Fiorentina e afroi në ekipin e parë, tjetër pistë italiane për Eljon Toçin

Shkruar nga NEWSPORT
Fiorentina e afroi në ekipin e parë, tjetër pistë italiane

Sulmuesi i Shqipërisë U-21, Eljon Toçi është emri më i ri që po lakohet te Cosenza në Serinë B të Italisë. 19 vjeçari ia doli të shënojë 14 gola sezonin e shkuar me të rinjtë e Fiores, teksa trajneri Italiano e ka afruar atë në ekipin e parë për fazën përgatitore.

Dibrani tanimë është pikasur nga klubi i Cosenza, me këta të fundit që kanë kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit për një hauzim të mundshëm sezonin që vjen.

Vetë djaloshi kuqezi ende nuk e ka vendosur të ardhmen, teksa pret që të lërë gjurmë në fazën përgatitore me Fiorentinën në Serie A. Në rast se merr një ftesë në ekipin e parë, Toçi nuk do ndërronte ambient, ndërsa në të kundërt një huazim në Serie B do ishte i mirëpritur.

Kujtojmë se sulmuesi ka kontratë me Vjollcët deri në 2023, me opsion edhe për tre vite të tjera.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga