
Ditën e nesërme, në orën 19:00, do të luhet finalja e tretë e basketbollit në kampionatin shqiptar, mes Teutës dhe Vllaznisë. Në dy finalet e para, rezultati është i barabartë 1-1. Teuta e fitoi sfidën e parë në Durrës, ndërsa në Shkodër, Vllaznia u kundërpërgjigj, duke dominuar dhe duke fituar.
Nesër luhet akti i tretë i kësaj finaleje dhe Vllaznia e ka marrë shumë seriozisht dhe kërkon të fitojë në transfertë, në mënyrë që të fitojë edhe finalen e katërt në Shkodër dhe të festojë me tifozët e saj trofeun.
Për të fituar kundër Teutës, Vllaznia kërkon edhe mbështetjen e tifozëve dhe ka vënë në dispozicion një autobus falas që do të udhëtojë nga Shkodra drejt Durrësit. Këtë lajm, e ka publikuar faqja zyrtare e Vllaznisë, që iu bën thirrje tifozëve për mbështetje.