Superliga e volejbollit për femra zhvillon sot finalen e pestë të fazës Play-Off ku Partizani do të përballet me Skënderbeun në Pallatin e Sportit Asllan Rusi, në orën 18:30. Fituesi i kësaj sfide do të ngrejë lart edhe titullin kampion teksa rezultati i përgjithshëm është në 2-2.
Pritet një interesim i lartë nga publiku që në disiplinat si volejboll apo dhe basketboll kanë gjetur mbështetjen edhe të tifogrupeve ultras si Tirona Fanatics dhe Ultras Guerrils. Këta të fundit kan ëbërë njoftimin përpara ndeshjes teksa nuk harrojnë të ironizojnë edhe rivalët.
“Sot ora 18:30. Finale volejbolli femra, Partizani – Korça. Shohemi tek Asllan Rusi. Pa pa paranojaaa!”, shkruan tifogrupi.
Poll