
Më datë 29 maj në Baku do të luhet finalja e Europa League mes Çelsit dhe Arsenalit. Derbi i Londrës do të zhvendosë shumë kilometra larg kryeqytetit anglez për të luajtur finalen e Europa League. Ditën e sotme është caktuar edhe gjyqtari do të mbajë drejtësi në këtë takim. Kjo finale i ëshë besuar një italian, Gianluca Roçhi.
Njoftimi është bërë nga faqa zyrtare e UEFA-s, ndërsa asistentë e tij do të jenë Filippo Meli dhe Lorenzo Manganelli. Gjyqtar i 4-të do të jetë Daniele Orsato, ndërsa në VAR do të jenë Marco Guida e Szymon Marciniak. Kjo do të jetë finalja e parë që Roçhi do të drejtojë në karrierën e tij, ndërsa ka marrë pjesë vetëm si gjyqtar i 4-të në finalen e Europa League mes Ajax dhe Manchester United në vitin 2017.