
U luajt sot takimi i vlefshëm për Play off të Kategorisë së Parë për grupmoshën e 19 vjeçarëve. Football Republic ka mposhtur 1-3 KF Shkodrën në transfertë, në një takim dramatik. Miqtë zhbllokuan shifrat pas vetëm 9 minutash lojë, me golin e Hodos. Dyfishimi erdhi në minutën e 86-të nga Zeneli, çka u dha atyre qetësinë e nevojshme. Vetëm 60 sekonda më pas, Shpuza shkurtoi diferencat.
Përsëri Zeneli në të 93-tën vendos triumfin, pas një aksioni model. Ndeshja ishte e luftuar, ku u dhanë jo pak por 8 kartonë të verdhë, ku 5 nga këta në dëm të Football Republic. Kështu, Football Republic është kampione e Kateogrisë së Parë për moshën U-19.
Poll