Lionel Messi nuk do të jetë më në ballinën e lojës së futbollit në X-Box, e njohur ndryshe FIFA 2017. EA Sports ka publikuar sot videon promocionale të sezonit të ri, ndërsa Messi nuk duket siç ishte një vit më parë, por vendin e tij e kanë marrë katër lojtarë të rinj që po korrin sukses vit pas viti.
Pas pesë vitesh Messi bie nga “froni”, ndërsa në vendin e tij janë emrat e mëposhtëm si: James Rodriguez (Real Madrid), Eden Hazard (Chelsea), Anthony Martial (Manchester United) dhe Marco Reus (Borussia Dortmund). Lojtarët e X-Box do të kenë mundësi të zgjedhin vetëm njërin prej tyre.