Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FIFA reagon ndaj tragjedisë ku humbën jetën 131 tifozë, nis puna për trasnformimin e “Kanjuruhan”

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA reagon ndaj tragjedisë ku humbën jetën 131 tifozë, nis

Pak kohë më parë vëmendja e gjithë botës ishte në Indonezi, pasi një tragjedi gjatë ndeshjes së futbollit u mori jetën 131 tifozëve. Indonezia ka njoftuar planet për të prishur stadiumin ku u shënua një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit.

Presidenti Indonezisë, Joko Widodo tha se stadiumi "Kanjuruhan" në Malang do të rindërtohet sipas standardeve të sigurisë të vendosura nga organi qeverisë së sportit FIFA. Ai tha se vendi duhet të transformojë tërësisht mënyrën se si e menaxhoi sporti.

Widodo e bëri njoftimin pas takimit me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino më herët të martën. Indonezia është vendosur të presë Kupën e Botës për U-20 në vitin 2023 dhe dyshja ranë dakord të formojnë një grup të përbashkët pune përpara eventit.

Duke folur së bashku me zotin Widodo, shefi i FIFA-s tha se ishte e domosdoshme që tifozëve të pranishëm në turne t'u sigurohet një mjedis i sigurt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga