Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FIFA ka gati ndryshimin e madh, shkak bëhet Real Madridi

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA ka gati ndryshimin e madh, shkak bëhet Real Madridi

Botërori i Klubeve vitet e fundit është kthyer në një kompeticion monoton ku nuk ka asnjë emocion dhe aspak rivalitet. Real Madridi, para disa ditësh fitoi për herë të tretë radhazi Botërorin e Klubeve, duke mposhtur Al Ain në finale. Një ndeshje pa asnjë histori dhe pa asnjë interes të madh nga vet tifozët madrilen, që e dinin shumë mirë që kjo kupë do iu shkonte atyre.

FIFA nisur nga këto tre vitet e fundit është gati të bëjë ndryshimin madh, siç ka thënë zëvendës sekretari i FIFA-s, Zvonimir Boban, në fjalën e tij në "Globe Soccer Awards".

Ai ka thënë: "Ne jemi duke punuar për të bërë ndryshime, FIFA ka obligime dhe detyra. Ajo duhet të mendojë për të mirën e klubeve, sepse ato janë themeli i gjithë sistemit. Formula mund të pësojë ndryshime drastike në krahasim me formatin aktual, ku mini-turneu me ekipet kampione organizohet çdo vit, në mes të sezonit evropian.

"Ideja është për një kompeticion që të luhet çdo katër vite, ku tetë grupe me nga tri skuadra të zhvillojnë një garë mes tyre". Vendimi do të merret edhe sipas nevojave të klubeve dhe lojtarëve. Kam folur me trajnerët dhe lojtarët, të cilët kërkojnë të mos e rritim numrin e ndeshjeve. Mendoj se organizimi i një turneu të tillë çdo katër vjet krijon te klubet mundësi për ta menaxhuar më mirë sezonin përkatës"- ka sqaruar me imtësi Boban.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga