
Gabigol është një nga dështimet më të mëdha të Interit. Sulmuesi u ble me entuziazëm, por asnjëherë nuk u përshtat me ekipin, teksa aktualisht luan për Flamengo. Agjenti Wagner Ribiero është rikthyer të flasë për këtë temë. Ribiero akuzon Zannetin dhe Icardin, si dy persona që nuk e kanë pritur mirë kalimin e tij në Milano.
"Ai arriti te Inter dhe ata bënë një festë të madhe. Një festë shumë më e madhe se ajo e bërë për Kakà. Por ajo që ndikoi ishte xheloiza e Zannettit dhe Icardit. Të dy argjkentinasit nuk e mirëpritën Gabigolin" - tha ai.
Gabigol është një nga më të mirët te Flamengo në Brazil. Ai është goalshënues i rregullt i elitës braziliane, e në sezonin që lamë pas ka qënë vendimtar.
Poll