
Mesfushori që erdhi këtë sezon te Interi nga Roma Radja Nainggolan ia ka hedhur paq problemeve të fundit që dolën në mediat italiane. Belgu u pa duke festuar në një disko në orët e para të mëngjesit përpara sfidës së Interit me Sassuolon. Ai u kritikua rëndë nga tifozët zikaltër që kërkuan dënimin e tij. Por fatmirësisht për mesfushorin nuk ka asnjë masë ndëshkuese ndaj tij me argumentin se ishte i dëmtuar dhe jo i gatshëm për ndeshjen e parë të Serisë A me Sassuolon.
Poll