Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Festoi me prostituta në shtëpi, Kyle Walker dhe Wayne Rooney thyejnë karantinën

Shkruar nga NEWSPORT
Festoi me prostituta në shtëpi, Kyle Walker dhe Wayne Rooney

Ish asi i Anglisë, Wayne Rooney, është raportuar të jetë qortuar nga policia pasi është parë duke ecur me mbrojtësin e Manchester City, Kyle Ëalker duke thyer në këtë mënyrë karantinën.

Fqinjët në Cheshire ishin të dy duke ecur përgjatë fushës së golfit Pretsbury me familjet e tyre- të duke mos përfillur rregullin për të dalë nga shtëpia vetëm me familjarët.

Lajmi vjen një ditë pasi Walker, 29, u kritikua për festën me prostituta, ndërsa i thoshte ndjekësve të rrinin në shtëpi.

Për Good Morning Britain, Piers Morgan paralajmëroi lojtarët që injoronin rregullat e distancimit social se po i vinin “një njollë të gjithë industrisë së futbollit”.

Familjet ndaluan të flisnin sepse fëmijët e tyre ndjekin të njëjtën shkollë.

“Gjithçka ishte pa të keq, pa qëllim.”

Mbrojtësi i Manchester City dhe Anglisë kërkoi falje në fuyndjavë për ftesën ndaj dy eskortave ndërkohë që kishte një mik që rrinte në apartamentin e tij.

Një prej eskortave, Louise McNamara, 21, tha për The Sun: “Kyle duhet vërtetë të dijë më mirë. Nga njëra anë ai fton njërëz të huaj në shtëpinë e tij për seks, nga ana tjetër i jep leksion të gjithëve si të rrijnë në shtëpi e të jenë të kujdesshëm.”

Ai tha:” Dua të përfitoj ng kjo mundësi dhe të kërkoj falje publikisht për zgjedhjen që bëra fundjavën e kaluar. E kuptoj që pozicioni im si futbollist profesional sjell dhe përgjegjësinë e të qenurit një rol model. Dhe si i tillë dua ti kërkoj falje familjes, shokëve, klubit të futbollit, mbështetësve dhe publikut për këtë zhgënjim.”

Manchester City deklaroi që në ditët në vijim do të jepen masat disiplinore për Walker.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga