Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Festë speciale për Brazilin, Duka dhe Sylvinho vizitojnë Ambasadorin brazilian

Shkruar nga NEWSPORT
Festë speciale për Brazilin, Duka dhe Sylvinho vizitojnë

Armand Duka ka vizituar Ambasadën e Brazilit në vendin tonë, ku është pritur nga Ambasadori Joao Tabajara de Oliveira Junior. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit është shoqëruar nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho bashkë me ndihmësin e tij Doriva.

Duka i ka uruar festën e Ditës Kombëtare dhe sa më shumë suksese në të ardhmen. Në postimin e bërë në faqen e tij zyrtare, kreu i FSHF-së shkruante:

“Një mbrëmje e këndshme në pritjen e organizuar nga Ambasada e Brazilit në Shqipëri me rastin e Ditës Kombëtare të Brazilit.

Së bashku me trajnerin e Kombëtares tonë, Sylvinho dhe ndihmësin e tij, Doriva u takuam me Ambasadorin z. João Tabajara de Oliveira Júnior, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet mes dy vendeve tona, por më shumë për futbollin e bukur shqiptar dhe atë brazilian.

I urova Ambasadorit ashtu si edhe dy trajnerëve tanë brazilianë gëzuar festën e Ditës Kombëtare dhe sa më shumë suksese në të ardhmen!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga