Skënderbeu do të humbasë në tavolinë të dyja ndeshjet me hungarezët e Ferencvarosh. Pezullimi një vjeçar për kampionët e Shqipërisë nga Europa i jep mundësinë kampionëve të Hungarisë të kualifikohen në turin e tretë të Champions League. Lajmi i bërë publik sot në mesditë, ka bërë jehonë të madhe në të gjitha mediat europiane dhe më së shumti në ato hungareze. Në faqen zyrtare ne facebook, klubi i Ferencvarosh është mjaftuar me komunikimin zyrtar të lajmit dhe me postimin e vendimit zyrtar të dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë. Në krahun tjetër Skënderbeu ende nuk ka bërë një reagim zyrtar për pezullimin.
Njoftimi në facebook nga faqja zyrtare e Ferencvarosh
Njoftim,i i fundit në faqen zyrtare të Skënderbeut