
Champions rifillon pas pak ditësh, e bashkë me të edhe emocionet. Ish trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, në një intervistë për mediet angleze jep mendimin e tij, duke treguar favoritin. Sipas Wenger, PSG dhe Manchester City kanë potencialin për t'i shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Kur pyetet për ekipin surprizë, ekipi që përmend ai është Atalanta.
''Për mua PSG dhe Manchester City kanë më shumë potencial. Cilësia është gjithmonë e lartë dhe ata janë ndër më të mirët në Evropë. Pse nuk kanë fituar deri më tani? Realit iu desh të prisnin 12 vjet, pastaj ata fituan 4 herë. Surprizat? Kur luani kundër Atalanta ose Atletico Madrid, gjithçka mund të ndodhë. Ata janë të paparashikueshëm" - pohon Wenger.