Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fatos Tushe u arrestua nga SPAK, Lushnja zgjedh Kryetaren e re të Bashkisë: Do të menaxhojë edhe sportin, shpresojmë për më të mirën

Shkruar nga NEWSPORT
Fatos Tushe u arrestua nga SPAK, Lushnja zgjedh Kryetaren e re të

Këshilli i Bashkisë Lushnje ka zgjedhur sot Kryetaren e re të Bashkisë. Ish kryetari, Fatos Tushe u arrestua nga SPAK për korrupsion, ndërsa vendin e tij e ka zënë Eriselda Sefa. Vendimi është marrë ditën e sotme dhe Këshilli Bashkia ka votuar Eriselda Sefa si kryetaren e re.

Në rolin e Kryetares së Bashkisë, Sefa do të jetë gjithashtu edhe presidentja e klubit të futbollit të Lushnjes duke qenë që klubi është në pronësi të bashkisë. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Lushnja ka bërë të ditur se Eriselda Sefa do të jetë presidentja e klubit dhe do të menaxhojë sportin në qytetin lushnjar, ndërsa të gjithë shpresojnë që ajo të bëjë më të mirën.

Postimi i KF Lushnjes:

Eriselda Sefa kryetarja e re e bashkisë Lushnjë !

Pas arrestimit të Fatos Tushes për korrupsion nga ana e SPAK, në bashkinë Lushnjë është votuar nga këshilli për emrin e ri të bashkisë. Në garë ishte dhe Gent Nushi por u tërhoq dhe znj. Sefa bëhet kështu kryetare e Bashkisë, tashmë ajo do të manaxhojë dhe Sportin e qytetit !

Të shpresojmë për më të mirën dhe i urojmë kryetares së re punë të mbarë !

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga