Provokimet mes dy tifo-grupeve rivale të kryeqytetit “Fanatics” dhe “Guerrils” janë zhvendosur edhe në asetet që zotërojnë dy klubet, Tirana dhe Partizani.
Si fillim kanë qenë tifozët e kuq që kanë hyrë pak ditë më parë në stadiumin “Selman Stërmasi” duke shkruar brenda mureve rrethuese: “Baba jon osht Partizoni”.
Nuk ka munguar replika e tifozëve bardheblu, të cilët janë kundërpërgjigjur me një mesazh të shfaqur në një nga dyert e ambienteve të klubit të Partizanit. “Kur ‘baba’ ishte 26 vjeç gjeti një ‘k**v’ dhe lindi një kopil”.
Të dyja këto foto janë postuar në rrjetet sociale, saktësisht në faqen e Facebook-ut “Tifozët e Shqipes”, ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet mes dy kapeve rivale, “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils”.