
Kur dëgjojmë mbiemrin Higuain menjëherë na shkon mendja te sulmuesi i Juventusit apo edhe te golat e shumtë që ai ka shënuar gjatë karrierës së tij. Por duket se Gonzalo nuk është i vetmi në familjen Higuain që ka në 'gjak' golat dhe futbollin. Vëllai i tij, Federico Higuain që aktivizohet në MLS me ekipin e Columbus Crew është një legjendë e futbollit përtej oqeanit.
Ai luan si fantazist ose si sulmues i dytë në ekipin amerikan dhe së fundmi ka arritur kuotën e 50 golave dhe 50 asisteve në MLS duke u përfshirë ndër më të mirët e historisë së kampionatit. Federico është 33 vjeç dhe në Europë ka pasur një aventurë të shkurtër me ekipin e Besiktas në sezonin 2007-2008 ndërsa shumicën e karrirës së tij e ka bërë në Argjentinë dhe në SHBA.