Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Faleminderit Dibra dhe Xhaferi", dedikimi emocionues i mjekut të Vllaznisë pas situatës së vështirë në Qipro

Shkruar nga NEWSPORT

Ilirjan Haxhaja ka kaluar një nga situatat më të vështira në aspektin profesional në Qipro. Gjysma e lojtarëve të skuadrës së Vllaznisë u sëmurën nga shkaqe ende të panjohura dhe atij iu desh të improvizonte një mini-spital në hotelin ku qëndronin të akomoduar para ndeshjes kundër AEL Limasol.

Sot, mjeku i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale ku falëndeorn Blendi Dibrën si dhe presidentin Alban Xhaferi për mbështetjen e bërë.

"Stafi Mjeksor K.F.Vllaznia.

Puna e mjekeve në Shqiperi nuk vlersohet shpesh ,nga shumë përsona,traniera,e me rradhe.

Por ne e kemi fatin që kemi dhe njerz të mirë që na përkrahin punën tonë. Flet vet kjo foto mbas ndeshjes, dhe pse ekipi humbi, ky erdhi na mblodhi, na falenderoj për punën e bërë.

Strategu Blendi Dibra të falenderoj nga zemra, që je ai që na mbeshtet, si dhe Presidenti Alban Xhaferi.

Doktorat mund mos vlersohen, por një ditë të vjen që të thuash o nanë me sill doktorin.

Vlersoni stafet mjeksore o drejtusa, tranier,l ojtar në gjithë Shqipërin,

Dhe një falenderim të veqantë më shkon për

Mevlan Adili  që më uron për punën një mij herë.

Dhe për Tifozat tanë që na urojnë për punën tonë", shkruan ai në rrjetet sociale.

Postimi i Haxhajës
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga