
I ndjeri Dorian Kodra (majtas) dhe drejtori i PR, Fatjon Kodra (djathtas)
Është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare, Dorian Kodra. Vëllai i Fatjon Kodrës, drejtorit të komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, nuk ka mundur të fitojë betejën e gjatë me sëmundjen e rëndë.
I ndjeri ka mbyllur sytë pasditen e djeshme duke lënë pas dhimbjen e madhe për familjarët dhe miqtë e vet. Me gjithë përpjekjen e mjekëve, madje me trajtime edhe jashtë vendit, 47-vjeçari nuk mundi t’ia dilte.
Në këtë ditë të trishtë, stafi i redaksisë së Newsbomb dhe Newsport bashkohet me dhimbjen e familjarëve duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta.
Poll