Lojtari Hector Herrera, pjesë e Houston Dynamo në SHBA u përjashtua nga loja dje sepse pështyu në këmbët e gjyqtarit, një veprim i çuditshëm ky. Kjo ndodhi në ndeshjen e MLS e vlefshme për play-off kundër Seattle Sounders.
Houston mbeti me 10 lojtarë për ndeshjen e dytë radhazi pasi mekiskani mori karton të kuq në minutën e 66-të në Teksas, ku ekipi amerikan humbi 7-6 në rulotën e penaltive. Arbitri kryesor nuk e vuri re incidentin në fillim, por VAR nuk e toleroi gjestin e ish-futbollistit të Atletico-s dhe pas rishikimit e dënoi futbollisitn.
34 vjeçari i cili ka luajtur për kombëtaren e “Chicharito” 105 ndeshje, ka kryer 82 paraqitje për skuadrën nga qyteti i “sherifave” që kur u largua nga klubi i Simeone-s në vitin 2022.
Ekipi i “Aztekasit” humbi një penalti decizive dhe kjo solli acarimin e tij dhe kësisoj veprimin e turpshmë në Audi MLS Cup.
Momenti kur Herrera ndëshkohet me të kuq