Adriano Galliani vazhdon që të jetë protagonist edhe jashtë botës së futbollit. Në prag të ditëlindjes së tij të 80-të, të cilën e feston më 30 korrik, Galliani do të martohet për herë të tretë.
Ish-drejtori i Milanit të artë, do të kurorëzojë dashurinë e e tij me Elza Helga Cordeiro Costa, një spanjolle 57-vjeçare. Megjithatë, origjina e largët e Helga Costa është Brazili dhe prej vitit 2011 është në një lidhje dashurie me Gallianin.
Kujtojmë që kjo është martesa e tretë për CEO-n e Monzas, pasi më parë është martuar me prezantuesen Daniela Rosati me të cilën ka 3 fëmijë dhe me modelen Malika El Hazzaz. Ndërsa martesa e tretë, kjo me Helga Costa, do të festohet në Monza.
Poll