Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Humbja e dy prindërve në aksidentin tragjik, emocionon Alban Bushi: Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e dy prindërve në aksidentin tragjik, emocionon Alban Bushi:
Ilustrim / Pamje nga vendngjarja - Alban Bushi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Veria të Greqisë. Prindërit e trajnerit të Kombëtares U21, Alban Bushit kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në shtetin helen.

Ali Bushi 73 vjeç dhe Bukurie Bushi 71 vjeç janë përfshirë në në aksident të rëndë në rrugën Egnatia në Veria të Selanikut, teksa kanë humbur jetën në vend.

Për këtë dhimbje të madhe dhe trishtim që po kalon, ka reaguar me fjalë zemre dhe vetë Alban Bushi. Mes rreshtave prekës për prindërit e tij, trajneri shfaq të gjitha emocionet dhe trishtimin që po kalon në këtë moment të vështirë.

Shkrimi i bërë nga Alban Bushi:

Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident
me një përplasje ju hoqi fillin e jetës.

Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej????

***Të dashur miq dhe të afërt, në emër të familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj përmes mesazheve të panumërta.

Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë, në pamundësi t’ju përgjigjem, ju njoftoj me dhimbje të pamasë se:

Homazhet për shumë të dashurit prindërit tanë do të mbahen të premten , më 1 nëntor 2024 nga ora 9:00 – 15:00, në “Funeral Home Alba 2000” e vendosur te ish Ambasada Jugosllave, rruga e Durrësit.

Më pas, kortezhi mortor do të drejtohet për në vendin e fundit të pushimit në Varrezat e Sharrës.

Dreka përkujtimore do të shërbehet në orën 17:00 në Sheraton.

Vizitat do të priten ditën e shtunë dhe të diel ora 10.00-13.00 dhe 17.00- 20.00 po në ambientet e “Funeral Home Alba 2000”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Bushi (@albanbushii__)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga