Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ 2 vite pa Dwamenën, sulmues s'harrohet lehtë! Renato Malota kujton ish-kapitenin

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ 2 vite pa Dwamenën, sulmues s'harrohet lehtë! Renato Malota
Renato Malota dhe i ndjeri, Raphael Dwamena

Sot janë bërë plot 2 vite pa Raphael Dwamenën. Më 11 nëntor 2023 ndërroi jetë ish-sulmuesi i Egnatias, i cili mbylli sytë përgjithmonë në fushën e lojës, aty i pushoi e ‘zemra’, në “habitatin” e tij të preferuar dhe një “ëndërr” që iu nda në mes.

Atë ditë të errët nëntori, Dwamena pësoi arrest kardiak në fushën e lojës, në sfidën ndaj Partizanit, moment ky që është ngulitur thellë në memorien e të gjithëve. Në Rrogozhinë ishte një “idhull” dhe si i tillë nuk harrohet lehtë.

Renato Malota ka kujtuar ish-kapitenin e tij, teksa nëpërmjet një “Insta-Story” ka shkruar: “Pusho në paqe kapiten”. Siç dihet Dwamena ishte një lider te Egnatia, i cili me cilësitë, talentin dhe karakterin e tij arriti të bëntë “çdokënd për vete”.

FOTO/ 2 vite pa Dwamenën, sulmues s'harrohet lehtë! Renato Malota
 

 

Poll

Lexo gjithashtu