Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

EMOCIONUESE/ Fjalë zemre nga babai, Ragip Xhaka i shkruan dy djemve: Krenarë për ju, në fund të gjithë iu duan gjithmonë! Hapat e mia në jetë i hodha për ju

Shkruar nga NEWSPORT
EMOCIONUESE/ Fjalë zemre nga babai, Ragip Xhaka i shkruan dy djemve:
Familja Xhaka

Familja Xhaka ka përjetuar ditë të vështira së fundmi, pasi djali i vogël i tyre, Graniti u vërshëllye nga tifozët shqiptarë në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjatë ndeshjes Kosovë – Zvicër. Megjithatë, mbështetja familjare s’ka munguar për mesfushorin e Sunderland.

Së fundmi, është babai i tij, Ragip Xhaka, i cili ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, një shkrim emocionues për dy bijtë e tij, Granitin dhe Taulantin.

Ragip Xhaka thekson se gjithçka në jetë e ka bërë pikërisht për ta, që ata të rriten të drejtë dhe të ndërshëm. Ndër të tjera, babai i dy futbollistëve nuk lë pa përmendur edhe atdhedashurinë, të cilën ua thotë se ua ka ushqyer ai vetë.

POSTIMI I RAGIP XHAKËS:

Lideri dhe kapiteni im, Granit,
Çdo hap që kam hedhur nga Kosova deri në Zvicër, çdo vendim që kam marrë, e kam bërë duke menduar për ty dhe për Taulantin.
Pse?
Sepse desha që ju të rriteni të drejtë, të ndershëm, të fortë dhe të paepur. Desha t’ju mësoj të përballeni me çdo sfidë dhe çdo sakrificë, dhe ju e keni bërë këtë me nder e me karakter.
Jam krenar, biri im.
Desha që ta donit veten, familjen dhe atdheun e të parëve tanë dhe ju e bëni këtë çdo ditë.
Ju mësova si luftohet e si qëndrohet përballë më të këqijve, dhe sa herë ua solli jeta beteja të vështira, ju u ngritët më të fortë.
Sa herë që dikush nuk ju ka dashtë, ju keni falenderuar. Dhe në fund, ju prapë ju kanë dashtë sepse zemra e madhe fiton gjithmonë.
Për gjithçka që jeni dhe gjithçka që keni bërë, unë jam krenar pa masë me ju.
Ju jeni dhe do të mbeteni dy zemrat e krenarisë sime.
Me shumë dashuri,
Babi

Poll

Lexo gjithashtu