
Ish-trajneri Fabio Capello me anë të një prononcimi të dhënë për "Sky Sport" është shprehur se Pele, Maradona dhe Messi janë 3 gjenitë e futbollit, pa përmendur këtu Cristiano Ronaldon.
"Në historinë e futbollit kanë qenë vetëm 3 gjeni me topin në këmbë, Pele, Maradona dhe Messi", ka thënë ndër të tjera Capello.
Më tej, sikurse raporton "Corriere dello Sport", tifozët e Juventusit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë deklaratë, pasi Ronaldo mbrëmjen e së martës ka shënuar një tripletë ndaj Atletico Madrid, duke e kaluar skuadrën e tij në çerekfinale të Champions League.
Poll