Shqipëria do presë në majin e këtij viti Kampionatin Evropian të Peshëngritjes 2022. Nëpërmjet një konference për shtyp, kreu i KOKSH, Fidel Ylli dhe kreu i Peshëngritjes Elez Gjoza kanë njoftuar këtë lajm të mirë për vendin tonë.
I programuar më herët për në Bullgari, ky event i është besuar vendit tonë. Tanimë peshëngritësit më të mirë të Evropës do zbarkojnë në Tiranë në muajin maj, për këtë event madhor.
Ky është eventi i tretë për peshëngritjen që zhvillohet në Shqipëri për 2022, pasi më herët janë zyrtarizuar të mbahen zgjedhjet për Federatën Botërore dhe kampionatet Evropiane të moshave U-20 dhe U-23.