
Xhudo është një nga sportet ku Kosova vazhdon të korrë suksese. Akil Gjakova është sportisti i radhës që ka arritur të çojë lart krenarinë e Kosovës.
Xhudisti shqiptarë ia doli të sigurojë çerekfinale të Kampionatit Evropian, kompeticion që po mbahet në Montpellier të Francës. 27-vjeçari fitoi në duelin e parë në kategorinë 73 kg ndaj kundërshtarit serb Bajsangur Bagajev.
Pejani në sfidën e ardhshme do të duelojë ndaj xhudistit bullgar, Mark Hristov.
Poll