Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Europa League është bërë shumë e fortë”, Mourinho: E kam harruar finalen e Tiranës, Feyenoord është kampion në Holandë

Shkruar nga NEWSPORT
“Europa League është bërë shumë e

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur për mediat përpara ndeshjes me Feyenoord, sonte në orën 18:45 në Holandë për fazën cerekfinale të Europa League. Tekniku portugez shprehet se e ka lënë pas finalen e vitit të shkuar në Tiranë dhe në këtë kompeticion të vështirë e pret një rrguë e gjatë me ekipe të forta.

Sa e vështirë është kjo Europa League?

Është bërë një kompeticion shumë i fortë, ishte qe në fazën e grupeve dhe pas ardhjes së skuadrave nga Champions League është bërë edhe më shumë.

Sa ka ndryshuar Feyenoord në krahasim me vitin e kaluar?

Nuk më pëlqen të flas për vitin e kaluar, futbolli është i shpejtë. Unë harroj të kaluarën, fokusi është gjithmonë tek e ardhmja. Është gjithmonë më mirë të shikosh nga e ardhmja. Nuk dua të bëj krahasime me vitin e kaluar, sepse e harrova. Ditët e fundit, pas ndeshjes në Torino, fillova të mendoj për Feyenoord-in, i cili është pothuajse kampion ne holande, është një ekip i fortë.

Në këtë moment Roma ka treguar një rritje të ekuilibruar?

Mos harroni se zakonisht, kur ndeshjet grumbullohen, ne luftojmë. Ne nuk jemi një ekip që mund të luajmë dy gara pa probleme. Por ne vijmë nga 2 fitore në ligë, 6 pikë të rëndësishme, Solbakken nuk mund të luaje në Evropa, por është një profil që na mungon, karakteristikat e tij janë të rëndësishme për ne. Do të jetë e vështirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga