Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

EURO 2024, UEFA zbulon topin zyrtar të kampionatit europian

Shkruar nga NEWSPORT
EURO 2024, UEFA zbulon topin zyrtar të kampionatit europian
Këtë muaj do të luhet ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Euro 2024, teksa do të mësohen të gjitha skuadrat që sigurojnë europianin e Gjermanisë që luhet vitin e ardhshëm. Tashmë UEF aka zbuluar edhe topin zyrtarë që do të përdoret në Euro 2924. Është i markës Adidas dhe është zbuluar ditën e sotme në “Olympiastadiuo” të Berlinit. Fussballliebe përmban teknologjinë adidas Connected Ball Technology për herë të parë në një Kampionat Evropian – duke ofruar një pasqyrë të paparë në çdo element të lëvizjes së topit dhe duke kontribuar në procesin e vendimmarrjes së video-asistentëve të UEFA-s. “Kampionati Evropian përfaqëson kulmin e kompeticionit kombëtar evropian. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që çdo aspekt, nga fusha te pajisjet, të jetë i cilësisë më të lartë. Si gjithmonë, ne kemi besim se topi adidas Fussballliebe do të shënojë një tjetër hap në angazhimin tonë të përbashkët për përsosmëri”, ka thënë legjenda e kombëtares kroate Zvonimir Boban, i cili tani punon si drejtor teknik i UEFA-s. Çdokush mund ta blejë topin me çmimin 150 euro, është bërë e ditur në faqen zyrtare të prodhuesit gjerman. Kampionati Evropian në Gjermani do të jetë edicioni i 17-të i kësaj gare Euro 2024 do të mbahet 14 qershori deri më 14 korrik në dhjetë qytete: Berlin, Koln, Dortmund, Dusseldorf, Frankfurt, Gelsenkirchen, Hamburg, Leipzig, Mynih dhe Shtutgart.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga