Ditën e sotme do të luhen disa ndjeshje mjaft të rëndësishme në kualifikueset e Euro 2024. Plot 8 duele do të luhen në 3 orare të ndryshme. Në fushë do të zbresin edhe kundërshtarët e kombëtares shqiptare.
Gjithçka do të startojë më duelin mes Gjeorgjisë dhe Qipros në orën 15:00. Në orën 18:00 e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë te Çeki – Ishujt Faroe, duke shpresuar te një ndalesë e kombëtares çeke në këtë takim. Paralelisht do të luhet edhe sfida mes Zvicrës së shqiptarëve dhe Bjellorusisë.
Ndërkohë takimet e tjera do të luhen në orën 20:45. Një tjetër duel që do të marrë vëmendjen e tifozëve të komnbëtares është edhe përballa Poloni – Moldavi. Gjithashtu në fushë do të kërkojnë fitoren edhe ekipe si Spanja, Turqia, Croacia dhe Norvegjia e Haaland.
Ndërkohë kujtojmë se përballja mes Kosovës dhe Izraelit e parashikuar të luhet në “Fadil Vokrri” ditën e sotme është shtyrë për një moment të dytë për shkak të luftës që po bëhet mes izraelitëve dhe Hamasit.