Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Euro 2020: UEFA bllokon shfaqjen e dritës së ylberit në Gjermani - Hungari

Shkruar nga NEWSPORT
Euro 2020: UEFA bllokon shfaqjen e dritës së ylberit në Gjermani

UEFA ka ndaluar autoritetet në Munich që të ngjyrosin me ngjyrat e ylberit stadiumin "Allianz" përpara ndeshjes Gjermani - Hungari. Flamuri shumëngjyrësh që përfaqëson komunitetin LGBT ishte projektuar të vishte stadiumin, pas miratimit të një ligji në parlamentin hungarez që ndalon njohjen e këtij komunitetit.

Në lidhje me këtë ide, UEFA është shprehur qartë se diçka e tillë nuk do ndodhë sepse është akt politik. Kësisoj, nesër në 21:00 në Gjermani - Hungari diçka e tillë nuk do ndodhë.

"Uefa ka refuzuar një kërkesë për të ndriçuar stadiumin Euro20 në Mynih në ngjyrat e ylberit për ndeshjen e Gjermanisë kundër Hungarisë sepse beson se gjesti ka një kontekst politik", thuhet në njoftimin e kreut të Bashkisë Munich, Dietar Reiter.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga