Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Është njeri i madh dhe djalë fantastik”, deklarata e Olsi Ramës për Belicën dhe situata e çuditshme në klubin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
“Është njeri i madh dhe djalë fantastik”, deklarata e

“Belica nuk është vetëm lojtar i mirë. Për mua është një njeri i madh, një djalë fantastik”, kështu deklaronte dy vite më parë Olsi Rama në një panel televiziv. Ishte pikërisht periudha pas merkatos së verës ku qendërmbrojtësi i kuq nuk u mendua dy herë, por rinovoi me kryeqytetasit. Një nga lojtarët më besnikë të Partizanit, sot gjendet në një situatë krejt të pazakontë. Drejtuesit i kanë kërkuar ulje page ose në të kundërt mund të përfundojë te skuadra U-21.

Edhe pse marrëveshja ishte për 2 vite, në një ditë të bukur, drejtuesit papritur i kërkojnë të ndryshohen kushtet. E veçanta është se Belica është një nga lojtarët më të aktivizuar te Partizani. Dhe sot ai nuk shihet më si i pazëvendësueshëm. Ndoshta urtësia dhe të qenit njeri i madh kanë bërë që drejtuesit të mendojnë se do të pranojë kushtet e reja me një të rënë të lapsit.

Por, nuk do të jetë habi nëse më vonë të njoftohemi për një ndërprerje bashkëpunimi me “konsensus”. Sidoqoftë, Belica do të mbetet gjithmonë njeri i madh dhe një djalë fantastik, duke u kujdesur në çdo kohë të qëndrojë larg polemikave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga