Arsenali prej javësh ëhstë në krye te Premier League, ku djemtë e udhëhequr nga Mikel Arteta ia kanë dalë të luftojnë për titullin.
Granit Xhaka është padiskutim një nga liderit e “Topçinjve”, me mesfushorin shqiptarë që është shndërruar në një “digë” në mesin e fushës.
I pyetur nëse Arsenali mund të rrëmbëjë titullin këtë sezon, Xhaka është tepër i sigurtë, teksa deklaron se kjo tashmë nuk është më një ëndërr.
“Jam tifoz i madh i ëndrrave, por kjo nuk është ëndërr, është diçka që ne mund ta arrijmë”, ka theksuar shkurtimisht lojtari shqiptar.
Skuadra e Arsenalit momentalisht është në vendin e parë me 60 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Manchester City.
“I’m a big fan of dreaming a bit, but this is not a dream, this is something we can achieve.”
Granit Xhaka on whether Arsenal can win the Premier League title. pic.twitter.com/s6ezlHrbKI
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) March 4, 2023