
Erzeni në volejboll për meshkuj ka humbur 3-0 me sete ndaj hungarezve të Fino Kaposvar. Ndeshja e grupit të parë të Champions League u zhvilluar në Zagreb, teksa për shkak të Covid-19 grupi 1 ku bën pjesë edhe ekipi shqiptar u rekuktua pasi Mladost u tërhoq nga kompeticioni.
Në ndeshjen e parë për fazën e grupeve, ekipi ynë ka humbur me tre sete duke u mundur 25-16; 25-19 dhe 25-19. Ndeshja e luajtur në Kroaci ka folur për hungarezët, ndërsa ekipi I Erzenit shpreson në paraqitje të mira në duelet e radhës për grupin 1 të Ligës A.
Për tanët u aktivizuan: Baruti, A. Dashi, J. Dashi Cullhaj, Gjoklaj, Kula, Nazifi, Qerraxhia, Vora, Xhija.
Poll