Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Erzeni kërkon rikthimin te fitorja, Kapllanit i rikthehet titullari i padiskutushëm

Shkruar nga NEWSPORT
Erzeni kërkon rikthimin te fitorja, Kapllanit i rikthehet titullari i

Humbja e thellë me Bylisin ka lënë një shije të hidhur në kampin e shijakasve teksa nuk kishin humbur akoma asnjë ndeshje. Me ndeshjen e Ballshit që është hedhur pas, Erzeni pret Egnatian në Niko Dovana nesër në orën 15:00 për javën e 7 të Abissnet Superiore.

Objektiv është fitorja për të treguar se nuk ishin rastësisht të pamposhtur për 5 javë. Një rikthim i rëndësishëm vjen për trajnerin Kapllani teksa mbrojtësi i majtë Ardit Peposhi ka lënë pas dëmtimin që e la jashtë në ndeshjen me Turbinënë në Kupë dhe Bylisin në Superiore.

Erzeni mban vendin e 3 në renditje me 11 pikë, po aq sa Bylis e Tirana duke qenë padyshim surpriza e kampionatit deri tani dhe në rast humbjeje nesër do të barazohej me kuotë pikësh me Egnatian.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga