Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ernest Gjoka zbulon futbollistët që do të largohen nga Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Gjoka zbulon futbollistët që do të largohen nga

Ditët e fundit kanë qarkulluar shumë lajme në lidhje me largimin nga ekipi i Kukësit të disa prej futbollistëve të formacionit titullar. Largimet janë përfolur për arsye të ndryshme, duke filluar nga oferta më të mira të ardhura nga klube të tjera dhe deri te mospërfshirje në planet e trajnerit të ri, Ernest Gjoka.

Vetë trajneri, në një prononcim për newsport.al, i pyetur mbi largimin e mundshëm të Koliqit, Micit, Malotës, Shametit, Musollit apo Kariokës, nuk ka preferuar të japë emra por ka qartësuar shkurtimisht:

“Nga Kukësi nuk do largohet asnjë nga futbollistët cilësorë të cilët janë pjesë e rëndësishme e punës sime në vazhdim, por do të lihet i lirë çdo lojtar që ne si staf nuk do ta shikojmë pjesë të filozofisë sonë tekniko-taktike.”

Tashmë mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim pas rigrumbullimit të skuadrës se cilët futbollistë do të jenë pjesë e planeve të Gjokës dhe cilët jo.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga