Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ernest Gjoka i uritur për pikë: Ishim të karikuar në çdo aspekt

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Gjoka i uritur për pikë: Ishim të karikuar në

Kukësi arriti që të fitojë ndeshjen kundër Partizanit, e cila kishte karikim në vetvete për dy ekipet që në vitet e fundit kanë rivalizuar për vendet e para në tabelën e renditjes. Kukësi në pesë përballjet e fundit njihte vetëm një fitore ndaj të kuqve, gjë që pritej me padurim në këtë takim.

Është trajneri Ernest Gjoka ai që flet me superlativa për skuadrën e tij pas ndeshjes së fituar ndaj Partizanit, ndërsa tregon se si u arrit ky tri pikësh për ekipin e tij. "Hymë në lojë vetëm me idenë për të fituar takimin. Gjatë gjithë javës punuam për këtë gjë. Ishim të karikuar se ku do të na çonin këto tri pikë. Më ka kënaqur vetëm tri pikëshi në këtë ndeshje, sepse na duhej dhe ishte shumë i rëndësishëm për ne në këtë moment", përfundon Gjoka.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu