Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Erion Veliaj pret kampionët që valvitën flamurin kuqezi, kryebashkiaku: Ju jeni më të mirët e 1 milion banorëve

Shkruar nga NEWSPORT

Kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj ka pritur sot në një takim kampionët e peshëngritjes që ngritën lart flamurin kuqezi në Moskë. Evangjelia Veli dhe Briken Calja morën medaljet në peshat përkatëse, ndërsa janë vlerësuar për këto arritje edhe nga Veliaj.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku ka theksuar se ndihet i privilegjuar që pret disa nga kampionët e peshëngritjes. Sportistët e Tiranës, Evangjelia Veli dhe Briken Calja siguruan tre medalje në Kampionatin e Peshëngritjes për të rritur që u zhvillua pak ditë më parë në Moskë.

"Jam shumë krenar për Evangjeli Velin, Briken Çaljan, Daniel Godellin, Erkand Qerimajn dhe Krenar Shorjan, që na nderuan në Moskë, duke na sjellë edhe medalje, e mezi pres që ta ngrejnë lart Flamurin Shqiptar edhe në Lojrat Olimpike. Faleminderit edhe Presidentit të Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza. Jeni më të mirët!

Me të vërtetë qyteti ka 1 milion banorë, por ju jeni më të mirët. Jeni një shembull edhe për fëmijët e vegjël, që kur të rriten të themi do bëhen si ju", tha Veliaj mes të tjerash.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga